Wednesday, April 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTShan Pici, 54.000 negativë në xham dhe celuloid

Shan Pici, 54.000 negativë në xham dhe celuloid

Në kuadër të “Muajit të Fotografisë”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar një foto të Shan Picit, një tjetër mjeshtër shkodran i fotografisë. Shan Pici njihet si i pari “fotograf turistik”. Foto e përzgjedhur nga Margariti është realizuar në vitin 1925 dhe tregon një pamje nga kafe “Ajri”. Shan Pici vinte nga një familje qytetare shkodrane e lidhur me familjet e njohura të Shkodrës si Marubi, Gurakuqi e shumë të tjera. Ai filloi që në moshën 9-vjeçare të mësonte sekretet e fotografisë duke punuar si shegert në studion Marubi. Më 1924 Shan Pici u shkëput nga studio “Marubi” dhe bashkë me vëllezërit Tefë e Ndrekë, hapën studion e tyre “Fotografia Pici” në Fushën e Çelës. Krijoi personalitetin e tij në fushën e portretit, peizazhit, dhe në zbulimin e vlerave arkitektonike të qytetit të lindjes dhe të aktiviteteve të ndryshme sociale, politike, sportive. Njihet si autor i peizazheve dhe jetës në Alpet Shqiptare, duke zbuluar bukurinë e thekshme të tyre. Është botues i shumë kartëpostaleve me tematika të ndryshme. Nga shkurti 1935, në studion e tij në Shkodër filluan të shiteshin aparatet “Voigländer”. Vijoi të merrte pjesë për njëfarë kohe edhe në botimet e revistave të kohës së regjimit si “Ylli”. Ai la një trashëgimi të pasur në fushën e artit të fotografisë, mbi 54.000 negativë në xham dhe celuloid.https://ata.gov.al/2022/08/24/shan-pici-54-000-negative-ne-xham-dhe-celuloid/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ