Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESfidat për menaxhimin e qëndrueshëm të Pyjeve

Sfidat për menaxhimin e qëndrueshëm të Pyjeve

Në zbatim të Programit për Ngritjen e Kapaciteteve, ndërtuar në kuadër të Projektit të UNDP-së, “Për Promovimin e Rimëkëmbjes së Gjelbër në Sektorin e Pyjeve në Shqipëri”, ekspertë të linjës dhe përfaqësues të autoriteteve zhvilluam seminarin e dytë trajnues me temë “Ndërtimi i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Pyjeve dhe Punëve të Gjelbra”.

Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Pyjeve; Universitetit Bujqësor të Tiranës, OJF-të e interesuara dhe përfaqësuesve vendorë të bashkive Tiranë, Durrës, Peqin, Skrapar, Vorë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Elbasan, Berat, Gramsh, Dimal, Kuçovë, Kavajë, Rrogozhinë, Poliçan, Shijak, Cërrik, Pukë, Malësi e Madhe, Krujë, Vau i Dejës, Shkodër dhe Belsh.

Seminari u fokusua në dhënien e njohurive dhe diskutimin e çështjeve të lidhura me: Administrimin dhe menaxhimin e pyjeve/kullotave publike dhe florës së egër; zhvillimin e pyjeve; hartimin e planeve të mbarështimit të pyjeve publike dhe private, roli i strukturave përgjegjëse për pyjet në bashki dhe dokumentacioni i nevojshëm në administrim.

Temë e rëndësishme diskutimi ishte edhe monitorimi dhe kontrolli i strukturave të menaxhimit të pyjeve në bashki etj.

Pjesa e dytë e Seminarit iu dedikua identifikimit të problematikave dhe nevojave në kuadër të shpalljes së Vitit Kombëtar të Pyjeve 2024.

Projekti “Për Promovimin e Rimëkëmbjes së Gjelbër në Sektorin e Pyjeve në Shqipëri” mbështetet nga UNDP Climate Promise dhe zbatohet nga PNUD Albania.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments