Sunday, May 12, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTSfidat me Finlandën dhe Zvicrën, Shqipëria U-21 nis përgatitjet

Sfidat me Finlandën dhe Zvicrën, Shqipëria U-21 nis përgatitjet

Kombëtarja U-21 ka nisur sot përgatitjet në kuadër të dy sfidat kualifikuese të EURO 2025, ndaj Finlandës (22 mars, ora 17:00) dhe Zvicrës (26 mars, ora 17:00). Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori i “Saarbrucken”, Tim Civeja, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi. Për këtë arsye stafi i Kombëtares U-21 ka vendosur të thërras mesfushorin e “Skënderbeut”, Dejvid Janaqi.

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është i plotë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe pasditen e sotme Kombëtarja U-21 ka kryer seancën e parë stërvitore. Ndeshjen e parë Shqipëria U-21 do ta luajë ndaj Finlandës U-21 më datë 22 mars në stadiumin “Air Albania”, në ora 17:00. Edhe ndeshja e dytë ndaj Zvicrës U-21 do të zhvillohet në “Air Albania”, më datë 26 mars në ora 17:00. Hyrja në stadium do të jetë falas dhe të gjithë tifozët mund të vijnë të mbështesin Kombëtaren U-21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments