Wednesday, April 9, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSevasti Qiriazi, nismëtarja e shkollës së vashave

Sevasti Qiriazi, nismëtarja e shkollës së vashave

Atdhetarja dhe nismëtarja e organizimit të arsimit shqip për femra, Sevasti Dako Qiriazi u nda nga jeta më 30 gusht 1949. Ishte gruaja e parë shqiptare që studioi në “Robert College” në Stamboll. Pas studimeve, në vitin 1891, ajo u kthye në Shqipëri dhe ndihmoi në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë. Së bashku me motrën e saj Parashqevi Qiriazin, ishin mësueset e para të kësaj shkolle. Ka hartuar dhe redaktuar një sërë tekstesh shkollore bashkë me të shoqin, Kristo Dakon. Ka qenë pjesëmarrëse në të dy kongreset e rëndësishme që hodhën themelet e alfabetit dhe arsimit shqiptar, Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit. Sevasti Qiriazi ka bashkëpunuar ngushtë me grupet patriotike shqiptare që gjendeshin jashtë vendit dhe më së shumti me Ismail Qemalin. Në vitin 1920, u kthye në Shqipëri dhe hapi institutin femëror ‘‘Kyrias’’. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon foton e portretit të saj si dhe një pjesë nga drama “Foleja Kombëtare” e cila gjendet në AQSH, vepër e institutit “Kyrias”.https://ata.gov.al/2022/08/30/sevasti-qiriazi-nismetarja-e-shkolles-se-vashave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ