Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVASerbët vazhdojnë protestat para objekteve komunale në veri

Serbët vazhdojnë protestat para objekteve komunale në veri

Protestuesit serbë edhe sot kanë vazhduar tubimet e tyre para objekteve komunale në tre komunat veriore të vendit. Autoblindat e Policisë së Kosovës në Zveçan dhe Leposaviç, ndryshe nga ditët e tjera, kanë lëvizur dhe janë vendosur prapa ndërtesave të këtyre komunave. Nuk dihet arsyeja e ndërrimit të vendit të këtyre autoblindave dhe nëse ato sot do të lëvizin në drejtim të Mitrovicës. Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të qëndrojnë para objekteve komunale, ndërkohë që situata aktuale konsiderohet të jetë e qetë. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments