Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAS’do të ketë Republika Sërbska në Kosovë

S’do të ketë Republika Sërbska në Kosovë

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë theksuar se nuk do të pranojnë krijimin e një “Republika Sërbska” në Kosovë. Duke folur para anëtarëve të Komitetit për Jashtë në Senatin e SHBA-së në lidhje me situatën në Ballkanin Perëndimor, Chollet tha qëllimi i Asociacionit është që serbët në veri të Kosovës mos të jenë të varur dhe lidhur nga Serbia, por të fokusohen në arsimim, kujdes shëndetësor dhe të tjera në Kosovë. Ai tha se ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi kanë propozuar disa modele ku pakicat në BE kanë një shkallë të kontrollit lokal. Megjithatë, Chollet theksoi se lidershipi në Kosovë tani duhet të tregojë si mund të duket Asociacioni dhe të jetë i pranueshëm për ta. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments