Tuesday, February 18, 2025
HomeSOCIALEArqipeshkvi i Firences viziton Shqipërinë

Arqipeshkvi i Firences viziton Shqipërinë

Arqipeshkvi i Firences, Giuseppe Betori dhe një delegacion i Vatikanit, vizituan sot Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër. Në këtë vizitë ata shoqëroheshin nga kardinali Dom Ernest Simoni, i cili i ka përjetuar vetë torturat e regjimit komunist e që ka të gjallë në kujtesë dhimbjen e martirëve të Kishës Katolike “Më duhet të them se në Shqipëri kjo është një përmbledhje shkencore e gjithë asaj të kaluare që ka mbijetuar në zemrat e njerëzve. Ne duhet të nderojmë me përulje të gjithë martirët, ata që kanë vdekur dhe ata që janë gjallë, si Kardinalin tonë të dashur Ernest Troshani, sepse na kanë dhënë edhe në një arsye që të jemi Besnik Krishtit dhe Ungjillit të Tij”, u shpreh Arqipeshkvi Betori. Delegacioni i Selisë së Shenjtë u ndal po ashtu në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u mbajt mesha në përkujtim të vuajtjeve dhe torturave që populli shqiptar përjetoi në komunizëm. Gjatë meshës u inaugurua edhe shtatorja e Kryeëngjëllit Mikel, dhuratë e Selisë së Shenjtë. Delegacionin e priti në një vizitë zyrtare edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ