Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbështetur vendimin e SHBA-së për të furnizuar Ukrainën me municione thërrmuese, por në të njëjtën kohë ka theksuar rëndësinë e traktatit ndërkombëtar që ndalon këtë lloj armësh. “Qeveria amerikane e mori vendimin për furnizimin e Ukrainës me municione thërrmuese në mënyrë sovrane”, tha Scholz. Scholz tha se konventa ndërkombëtare për municionet thërrmuese, të cilën Gjermania e nënshkroi, është me rëndësi të madhe, dhe se ka shqetësime të mëdha rreth ndikimit të mundshëm të bombave thërrmuese të pashpërthyera ndaj civilëve, disa vite pas përfundimit të luftës. “Pothuajse, 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, alarmet për bomba të pashpërthyera mbeten relativisht të shpeshta në Gjermani”, theksoi Scholz. SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia nuk e kanë nënshkruar konventën, e cila synon të nxjerrë jashtë ligjit municionet thërrmuese. Këto armë janë bomba që shpërthejnë mbi një objektiv, duke shpërndarë një numër të madh eksplozivësh më të vegjël. Një pjesë e madhe e tyre mund të mos shpërthejë, por mbetet një kërcënim për vite në të ardhmen. Scholz tha se Gjermania synon të shpenzojë më shumë për mbrojtjen, përmes planeve afatgjata, për të financuar ushtrinë me 2% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Gjermania krijoi një fond special të mbrojtjes prej 100 miliardë eurosh (112 miliardë dollarë), menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, për të trajtuar mangësitë urgjente në ushtrinë e saj. NATO-s u ka bërë thirrje anëtarëve të aleancës të shpenzojnë të paktën 2% të PBB-së për mbrojtjen, një objektiv që Gjermania nuk e ka përmbushur, që nga fundi i Luftës së Ftohtë. atsh
Scholz,mbron marrëveshjen SHBA-Ukrainë
RELATED ARTICLES