Kancelari gjerman, Olaf Scholz duket se nuk është pro idesë së KE për vendosjen e një tavan të përkohshëm për çmimin e gazit natyror. Në fund të samitit joformal të BE-së në Pragë, Scholz u shpreh se çdo ndërhyrje mbi çmimin e gazit në treg, do të ngrinte pyetje mbi sigurinë e furnizimit. Duke pranuar se çmimet tashmë janë shumë të larta, Scholz theksoi se ajo që duhet bërë është të diskutohet me shtet aleate se si mund t’i ulin ato çmime. “Çdo ndërhyrje që synon çmimet e ‘gazit’ në treg ngre automatikisht pyetje në lidhje me sigurinë e furnizimit, kështu që ne duhet t’i diskutojmë këto gjëra me shumë kujdes. Ne të gjithë jemi dakord që çmimet e gazit janë shumë të larta dhe ne duhet të diskutojmë me Norvegjinë, Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Korenë se si t’i ulim ato”, tha ai. Ppresidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u dërgoi një letër liderëve të vendeve të BE, ku thuhej se Unioni duhet të konsiderojë vendosjen e një tavani të përkohshëm për çmimin e gazit natyror, si dhe një tavan specifik për koston e gazit natyror të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike./https://lajme.rtsh.al/artikull/kriza-energjetike-scholz-nderhyrja-mbi-cmimin-e-gazit-ngre-pyetje-mbi-sigurine-e-furnizimit
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on