Argjentina, favorite e titullit, pësoi një tronditje të madhe në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, kur u mund 2-1 nga Arabia Saudite në Grupin C, pasi iu mohuan tre gola për offside në stadiumin ”Lusail”. Ylli Lionel Messi kaloi në avantazh Argjentinën nga pika e penalltisë dhe gjithçka të jepte përshtypjen se skuadra e Amerikës së Jugut e kishte lojën nën kontroll. Argjentina ruajti epërsinë e saj deri në pushimin e ndeshjes, por u shtang në minutën e 48-të kur Saleh Al-Shehri, golashënuesi më i mirë i Arabisë Saudite në kualifikime, fitoi mbi një mbrojtje të përgjumur për të barazuar në 1-1. Messi dhe shokët e tij të skuadrës u habitën edhe një herë kur Salem Al-Dawsari e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës argjentinase për të çuar Arabinë Saudite në avantazh. Portieri saudit Mohammed Al-Owais ishte gjithashtu vendimtar për të siguruar fitoren e tyre të parë në histori kundër Argjentinës, pasi ai bëri pritje fantastike ndaj Nicolas Tagliaficos dhe Messit.https://ata.gov.al/2022/11/22/katar-2022-sauditet-turperojne-messin-me-shoke/