Terminali i ri ka hapësira parkimi, ambiente në shërbim të vizitorëve dhe një organizim bashkëkohor të mobilitetit urban, duke lehtësuar qarkullimin dhe përmirësuar përvojën e qytetarëve dhe turistëve.

Prefektja Alushi vlerësoi se investime të tilla përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në transformimin e Sarandës, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve, forcimin e infrastrukturës turistike dhe krijimin e një destinacioni më funksional, më mikpritës dhe më tërheqës për vizitorët gjatë gjithë vitit.

Me rritjen e numrit të turistëve dhe kroçierave që vizitojnë Sarandën çdo vit, terminali luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e fluksit të pasagjerëve dhe në promovimin e qytetit si një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë.