Salman Rushdie, i cili ka qenë një nga autorët më të famshëm në botë që nga botimi i romanit të tij të vitit 1981 “Fëmijët e mesnatës”, është fitues i Çmimit të Paqes të ”German Book Trade” për vitin 2023. “Rushdie, 76 vjeç, i cili u plagos rëndë në një atentat vitin e kaluar, do ta marrë çmimin këtë vjeshtë në kishën e Shën Palit të Frankfurtit”, njoftoi sot Shoqata Gjermane e Botuesve dhe Librashitëve. “Autori britanik me origjinë indiane nderohet për shpirtin e tij të paepur, për rrëfimin e tij për jetën dhe për pasurimin e botës sonë me dashurinë e tij për tregimin”, thuhet në raportin e jurisë. “Vepra e tij kronizon forcën e përdorur nga regjimet shtypëse për të shkatërruar shoqëri të tëra, duke festuar gjithashtu frymën e pathyeshme të rezistencës të shfaqur nga qeniet njerëzore individuale”, thuhet në raport. Autori ka jetuar nën kërcënimin për jetën e tij që kur Ajatollah Khomeini i Iranit lëshoi një fetva kundër tij në vitin 1989, pas botimit të veprës “Vargjet Satanike”, për të cilën kleriku tha se fyente Islamin. atsh