Kanioni i Setës nga ana tjetër ofron panoramë me mure të lartë sipër lumit që tani në verë nuk ka shumë ujë, në disa pjesë ka dalë tërësisht shtrati me zhavorr.
Gjithsesi eksplorimi i gjithë shtegut mbetet për një herë tjetër. Kthimit bëhet sërish përmes kanalit të Setës, ku nuk mungon edhe një zhytje në ujërat e tij në guvat që krijohen kur kanali futet poshtë shkëmbit.
E çuditshme se si kanë arritur ta ndërtojnë në mënyrë aq perfekte, por kanali është aty për të dëshmuar pa treguar mundimin që koha e ka fshirë.
Banorët e zonës tregojnë historitë e lëna nga më të moshuarit se njerëzit lidheshin me litarë të thjeshtë në bel dhe qëndronin të varur mbi humnerë për orë të tëra, duke mbajtur daltën me njërën dorë e duke goditur shkëmbin me tjetrën,Dhjetëra banorë të zonës por edhe vizitorë vijnë pranë shpellës dhe lumit për t’u freskuar, ndërsa ujëvara shkumëzon përposhtë.
Pamjet që kamera ka fiksuar të kujtojnë ku ke ecur, pasi fjalët nuk e transmetojnë dot të gjithë mrekullinë e krijuar nga dora e njeriut në kohë të vështira.





