Tuesday, March 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURESAG-AFTRA: Detyra e aktorit nuk është të jetë ekspert i armëve të...

SAG-AFTRA: Detyra e aktorit nuk është të jetë ekspert i armëve të zjarrit

Shoqata e Aktorëve të Ekranit- Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios (SAG-AFTRA) ka mbrojtur Alec Baldwin pasi u akuzua për vrasje të pavullnetshme të kineastes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”. Sindikata ka argumentuar se Baldwin nuk ishte përgjegjës për sigurinë e armëve të zjarrit në setin e filmit, duke e përshkruar akuzën si një “vlerësim të pasaktë të detyrave aktuale të një aktori në xhirime”. ”Detyra e një aktori nuk është të jetë ekspert i armëve të zjarrit”, thuhet në një deklaratë. “Industria ia cakton këtë përgjegjësi profesionistëve të kualifikuar që mbikëqyrin përdorimin dhe trajtimin e tyre në çdo aspekt”, shtohet në të. Baldwin, aktori kryesor dhe një bashkëprodhues i filmit, po i drejtonte armën Hutchins gjatë një provash në tetor 2021 kur arma shpërtheu, duke e vrarë atë dhe duke plagosur regjisorin, Joel Souza. Baldwin u akuzua fillimisht në janar 2023, por këto akuza u hodhën poshtë zyrtarisht tre muaj më vonë. Javën e kaluar, prokurorët specialë e sollën çështjen përpara një jurie të madhe në Santa Fe, pasi morën një analizë të re të armës që u përdor, dhe Baldwin u akuzua sërish. Deklarata e SAG-AFTRA vjen dy ditë pasi Baldwin, përmes avokatëve të tij Luke Nikas dhe Alex Spiro, paraqiti dokumente gjyqësore duke kërkuar një “gjykim të shpejtë”. Ndërkohë Hannah Gutierrez Reed, armatorja e filmit, është deklaruar e pafajshme për vrasjen e pavullnetshme dhe manipulimin e provave në këtë çështje dhe është vendosur të dalë në gjyq më 21 shkurt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ