Rusia e vendosi sot Norvegjinë në listën e vendeve “jomiqësore”, duke përmendur veprimet kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim nga qeveria ruse thuhet se Norvegjia është përfshirë në listën e vendeve të huaja që kanë ndërmarrë veprime armiqësore ndaj misioneve diplomatike dhe konsullore ruse. “Në përputhje me vendimin në fjalë, numri i personelit vendas që Norvegjia mund të punësojë në Rusi është i kufizuar në 27”, thuhet në deklaratë. Norvegjia vendosi të dëbojë 15 diplomatë rusë në prill. atsh
Rusia vendos Norvegjinë në listën e vendeve “jomiqësore”
RELATED ARTICLES