Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia, Ukraina dhe migracioni në qendër të samitit të BE

Rusia, Ukraina dhe migracioni në qendër të samitit të BE

Zhvillimet dramatike në Rusi, lufta në Ukrainë dhe migrimi drejt Bashkimit Evropian janë temat kryesore të samitit dyditor të liderëve të BE-së që nis të enjten në Bruksel. Pas kryengritjes jetëshkurtër nga forcat paraushtarake Wagner, themeluesit të grupit Yevgeny Prigozhin dhe luftëtarëve iu ofrua mërgim në Bjellorusi, duke ngritur shqetësime për sigurinë veçanërisht midis vendeve baltike të BE-së për shkak të afërsisë së tyre gjeografike me aleatin kryesor të Rusisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të marrë pjesë në një diskutim për të vlerësuar implikimet e mundshme për sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë. Liderët pritet të përsërisin mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën kur t’i bashkohet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes lidhjes video. Duke iu kthyer punëve të brendshme të bllokut, një vendim i fundit i ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së për të mbështetur planet për të shtrënguar politikat e azilit të bllokut, i cili ka lënë disa vende të pakënaqur, pritet gjithashtu të mbajë të zënë liderët. Mes numrit në rritje të emigrantëve që mbërrijnë në BE nga deti, planet janë gjithashtu në tryezë për të mbështetur Tunizinë me 900 milionë euro (980.9 milionë dollarë) për të lehtësuar krizën ekonomike të vendit dhe për të zvogëluar numrin e njerëzve që largohen për në bllok. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments