Ambasada ruse në Danimarkë tha se do të mbyllte shërbimet e saj konsullore që nga e mërkura pasi autoritetet daneze vendosën të reduktojnë numrin e stafit diplomatik rus në vend, sipas një deklarate në Telegram. Në të ardhmen, rusët në Danimarkë nuk do të mund të aplikojnë për pasaporta, viza apo pensione. Të premten, ministria e jashtme e Danimarkës tha se do të dëbonte 10 diplomatë rusë në mënyrë që numri të përputhet me atë të punonjësve që punojnë në ambasadën daneze në Rusi. Ndryshimet priten deri në fund të shtatorit. Deri në pesë diplomatë dhe 20 anëtarë të tjerë të stafit do të lejohen të punojnë në ambasadën ruse në Kopenhagë. Sipas ministrisë së Jashtme daneze, prej disa kohësh kanë nisur negociatat për vizat për punonjësit e ambasadës daneze në Moskë.