Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia nis valë sulmesh raketore

Rusia nis valë sulmesh raketore

Rusia ka nisur sërish sulme me raketa në shkallë të gjerë në Ukrainë, sipas zyrtarëve ukrainas. Alarmet ajrore u dëgjuan në të gjithë vendin mëngjesin e sotëm. Këshilltari i zyrës presidenciale, Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter për më shumë se 120 raketa që u gjuajtën në Ukrainë “për të shkatërruar infrastrukturën kritike dhe për të vrarë civilë në masë”. Disa shpërthime të mëdha janë dëgjuar në qendër të kryeqytetit Kiev. Kryebashkiaku Vitali Klitschko foli për disa shpërthime, pa dhënë detaje. Ai paralajmëroi për ndërprerje të mundshme të energjisë dhe u bëri thirrje njerëzve të karikojnë telefonat e tyre celularë dhe të rezervojnë furnizimet me ujë. Autoritetet raportuan gjithashtu sulme në disa pjesë të Ukrainës jugore dhe perëndimore. Shpërthime u raportuan në zona përfshirë Poltava, Odessa, Kharkiv, Mykolaiv dhe Lviv. Mbrojtja ajrore e Ukrainës ishte aktivizuar për të kundërshtuar raketat. Rusia ka sulmuar intensivisht energjinë dhe infrastrukturën tjetër të Ukrainës çdo disa ditë që nga tetori. Të mërkurën, duke përfshirë orët e vona të mbrëmjes, Ukraina përjetoi sulme të shumta raketore në jug dhe lindje të vendit. Më shumë se 700 elementë të infrastrukturës kritike janë shkatërruar në Ukrainë që nga fillimi i luftës ruse në fund të shkurtit, sipas Kievit, me mijëra objekte të tjera të dëmtuara. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ