Gjiganti rus i energjisë ”Gazprom” ndërpreu furnizimin me gaz për vendin baltik të BE-së, Letoninë. Ai njoftoi sot se kishte ndërprerë furnizimet për shkak të shkeljes së kushteve për tërheqjen e gazit. Kompania shtetërore nuk dha detaje për shkeljet. Rusia kohët e fundit ka pezulluar dërgesat e gazit në disa vende të BE-së, përfshirë Poloninë dhe Bullgarinë, sepse ato kishin refuzuar të paguanin në rubla. Presidenti rus Vladimir Putin e kishte prezantuar këtë rregullore të re si reagim ndaj sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Pagesat deri atëherë bëheshin zakonisht në euro ose dollarë. Qeveria në Letoni kishte deklaruar së fundmi se dëshironte të ndalonte plotësisht importin e gazit rus nga janari i vitit 2023. Kjo shihet si një reagim ndaj luftës ruse kundër Ukrainës. Vitin e kaluar, Letonia ende bleu rreth 90% të gazit të saj nga Rusia.https://ata.gov.al/2022/07/30/moske-rusia-nderpret-furnizimin-me-gaz-per-letonine/