Presidenti i administratës së sporteve në dhomën e ulët federale ruse, Dmitry Svishchev, thotë se nëse Formula 1 nuk do të kthehet në Rusi, atëherë FIA duhet t’i kthejë paratë e parapaguara nga zyrtarizimi i kontratës. “Nëse anulohet marrëveshja do të ishte mirë të na kthenin pagesat që kemi bërë”, ka thënë Svishçev. Kjo ka qenë deklarata e drejtuesit rus si përgjigje ndaj Stefano Domenicalit, i cili ishte shprehur në një intervistë se nuk do të kishte më gara në Rusi. Svishçev paralajmëron italianin të shikojë fjalët e tij pasi “ka pasur një kontratë dy-tre vjeçare” me Soçin që Liberty Media po e anashkalon. “Domenicali duhet të marrë parasysh fjalët e tij ose të paktën mundësinë e kompensimit për dëmet morale apo financiare që bëhen ndaj nesh, me anulimin e garave të F1 në Sochi”, shton ai. Presidenti i administratës ruse e cilëson këtë situatë si një “mashtrim” e nëse nuk do të ketë gara në Soçi në vitet e ardhshme, Liberty Media dhe Rusia mund të shkojnë në gjykatë: “Është shumë e ngjashme me një mashtrim”, shpjegon Svishchev. Ai sqaron gjithashtu se Rusia po dëmtohet pa shprehur asnjë justifikim sportiv. “Më duket se vendimi i FIA-s nuk bazohet fare në asnjë parim sportiv”, thotë ai. Megjithatë Svishchev beson se bisedimet me F1 do të rifillojnë në të ardhmen. “Besoj se marrëdhëniet me ne do të normalizohen në të ardhmen dhe Rusia do të kthehet në komunitetin sportiv botëror”, presidenti i sportit në Rusi.https://sport.rtsh.al/artikull/rusia-hedh-ne-gjyq-fia-n
Rusia hedh në gjyq FIA-n
RELATED ARTICLES