Rusia ka filluar vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, deklaroi sundimtari autoritar i vendit Alexander Lukashenko. Pas një takimi me presidentin rus Vladimir Putin, Lukashenko tha se ”numri i armëve dhe vendet e ruajtjes së tyre ishin sekrete”. Presidenti bjellorus tha se ”Putin kishte marrë vendime konkrete dhe kishte nënshkruar një dekret për këtë”. Sipas informacioneve të mëparshme, armët duhet të vendosen në kufirin me Poloninë. Ndërkohë, në një tjetër shkëmbim të burgosurish me Rusinë, 106 ushtarë ukrainas u liruan. “Është shumë e rëndësishme që nuk kishte asnjë informacion për shumë nga këta 106 persona – ata konsideroheshin të zhdukur. Ne i sollëm në shtëpi”, theksoi Zelensky në fjalimin e tij. ATSH
Rusia dislokon armë bërthamore në Bjellorusi
RELATED ARTICLES