Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u takua sot me homologun francez, Marc Fesneau, për të diskutuar mbi rritjen e prezencës së produkteve bujqësore shqiptare në tregjet franceze si dhe për forcimin e programit të asistencës franceze për blegtorinë shqiptare nëpërmjet Institutit Blegtoral Francez, IDELE. Dy ministrat diskutuan gjerësisht mbi zgjerimin e bashkëpunimit me Francën në blegtori, bujqësi, agropërpunim, veterinari dhe shërbimet agromjedisore mes dy vendeve. Ministrja Krifca, përveç kërkesës për të zgjeruar kontaktet mes tregjeve franceze dhe prodhuesve shqiptarë, shprehu gjithashtu interesin për ta shtrirë projektin e asistencës në blegtori jo vetëm në Korçë dhe Gjirokastër, por edhe në qarqe të tjera. Ministrat gjithashtu dakordësuan mes tyre ndërtimin e planit konkret të punës për bashkëpunim cilësor në formën e asistencës teknike për fuqizimin e agjencisë së pagesave dhe rritje e shkëmbimeve të praktikave dhe standardeve mbi politikat aktuale të BE-së në bujqësi, marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet në pranverën e ardhshme në Tiranë.https://ata.gov.al/2022/12/20/krifca-fesneau-rritje-e-produktit-bujqesor-shqiptar-ne-tregjet-franceze/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on