Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALERritet numri i oficerëve të sigurisë në shkolla

Rritet numri i oficerëve të sigurisë në shkolla

Këshilli i Ministrave vendosi sot rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë në institucionet arsimore me 70, ndërkohë që aktualisht në shkolla ushtrojnë detyrën 150 oficerë sigurie. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi pas mbledhjes së sotme të qeverisë tha se “sot vijmë me një tjetër vendim të rëndësishëm. Sot kemi vendosur të rrisim edhe numrat për oficerët e sigurisë. Aktualisht në shkollat tona ne kemi 150 oficerë sigurie, në bashkëpunim kjo me Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që sot vendosëm të kemi edhe 70 oficerë sigurie më shumë”. “Në strategjinë kombëtare të arsimit 2021-2026 ne e kemi theksuar që synojmë të ofrojmë një sistem arsimor cilësor, të barabartë dhe gjithëpërfshirës, duke garantuar më shumë mbrojtje dhe siguri për nxënësit në institucionet tona arsimore. Dhe në këtë kuadër edhe para dy ditësh ne kemi vendosur të rrisim numrat edhe për punonjësit psiko-socialë, si dhe për mësuesit ndihmës. Pra konkretisht ne kemi rritur stafet tona me 235 punonjës psiko-socialë, dhe 250 mësues ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe, duke u afruar kështu më shumë me standardet bashkëkohore të Bashkimit Evropian për këto shërbime në institucionet arsimore”, tha Kushi. Sipas saj, qëllimi i kësaj nisme është që të ofrojmë më shumë siguri, më shumë mbrojtje për nxënësit tanë jo vetëm brenda territoreve të shkollës, por edhe në zonat përreth shkollave. “Këtë do ta sigurojmë në bashkëpunim të ngushtë me mësuesit, me punonjësit psiko-socialë dhe me institucionet e tjera lokale. Qëllimi gjithashtu është që të parandalojmë fenomenet negative që në gjenezë, pikërisht falë këtij bashkëpunimi dhe me institucionet tona, dhe me stafet tona por edhe me oficerët e policimit në komunitet. Risia e këtij vendimi është që oficerët e sigurisë nuk do të jenë më vetëm në shkollat e mesme që kanë qenë gjatë këtyre tre viteve, që nga viti 2018 kur ka hyrë për herë të parë kjo strukturë në institucionet tona, por tashmë oficer sigurie do të kenë edhe shkollat e arsimit bazë, pra shkollat 9-vjeçare. Natyrisht, duke i dhënë më shumë prioritet shkollave që kanë një numër më të lartë nxënësish”, tha Kushi. Ministrja Kushi u shpreh se “natyrisht gjatë kësaj periudhe do të vijojmë edhe me trajnimet, me përgatitjen e tyre, me rritjen e kapaciteteve profesionale, sepse nxënësit tanë, fëmijët tanë meritojnë më të mirën”.http://ata.gov.al/2022/07/29/kushi-rritet-numri-i-oficereve-te-sigurise-ne-shkolla/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments