Rreth 3 252 të vdekur nga përmbytjet masive në Libinë lindore, janë varrosur deri më tani, njoftoi sot një zyrtar në një nga qeveritë rivale të Libisë. “Numrat e qarkulluar në mediet sociale janë thjesht spekulime që nuk kanë bazë të saktë”, tha Othman Abdel Jalil, ministri i Shëndetësisë në qeverinë me qendër në lindje. Zyrtari tha në një konferencë për shtyp se autoritetet kanë filluar marrjen e mostrave nga uji në qytetin lindor të Dernas, i goditur më së shumti nga përmbytjet, për të identifikuar ndonjë burim ndotjeje.