Sunday, March 16, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURELugina e Shalës, 16 mijë turistë vetëm në gusht

Lugina e Shalës, 16 mijë turistë vetëm në gusht

Parku natyror i luginës së Shalës gjatë sezonit veror u frekuentua nga një numër i lartë turistësh vendas e të huaj. Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër bën të ditur për ATSH-në se ”vetëm në muajin gusht ky park u vizitua nga 16 mijë turistë, nga të cilët 9 500 vendas e 6500 të huaj”. Sipas ADZM Shkodër, vitet e fundit lugina e Shalës po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron. Aventurierët e natyrës mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës. Aty ka dhe një plazh të vogël ku mund të bësh dhe banjo dielli. Ky destinacion është në njësinë administrative Shosh, të Dukagjinit, ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit të Lekës. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve shqiptare. Lumi i Shalës është një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë mbresëlënëse, prandaj dhe vlerësohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ