Saturday, April 19, 2025
HomeSHKENCA DHE JETARrëqebulli i Ballkanit,individë të tjerë në Munellë

Rrëqebulli i Ballkanit,individë të tjerë në Munellë

Sezoni i monitorimit intensiv të rrëqebullit të Ballkanit vijon në të gjithë Parkun Natyror të Munellës, ku ekipi i PPNEA në bashkëpunim me AdZM-të Lezhë, Shkodër dhe Kukës kanë bërë të mundur vendosjen e kamerave kurth. Ekipet e ekspertëve nuk e kanë ndalur punën, edhe pse me temperatura të ulëta dhe aksesim të vështirë të këtij rajoni. Ata po punojnë për identifikimin e sa më shumë individëve të këtij lloji emblematik për Ballkanin. Nga kontrolli i realizuar deri më tani janë siguruar edhe disa foto të rrëqebullit. Fotoja e parë e rrëqebullit në Shqipëri u realizua më 21 prill 2011, ndërsa rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), u dokumentua edhe në Parkun Kombëtar të Prespës. Rrëqebulli i Ballkanit është grabitqari i tretë më i madh në Evropë, rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri, pas ariut të murrmë dhe ujkut. Ai kërcënohet kryesisht nga gjuetia e paligjshme, prerja e pyjeve dhe degradimi, si dhe mungesa e gjahut. Në Shqipëri mban statusin “i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje”. Rrëqebulli banon në zonat pyjore në pjesën më të madhe të shtrirjes së tij. Ky nënlloj është i shtrirë në disa shtete të Gadishullit të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ