Rrebeshi zë në befasi turistët në Tiranë, struken në pemë dhe godina

0
59

Reshjet e dendura të shiut kanë prishur planet e qytetarëve që duan të kalojnë këtë të diel në bregdet, por dhe turistëve që po shëtisin dhe eksplorojnë qytetin. Në kryeqytet, një grup turistësh nga Belgjika po i drejtoheshin memorialit kushtuar izolimit komunist, por shiu i detyroi që të strehohen në ambientet e jashtme të Kuvendit. Disa prej tyre, të gjendur në një situatë të paparashikuar, qëndruan poshtë pemëve.Atmosferën e përcolli në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve gazetarja Juli Ristani. Për mikrofonin e Top Channel, turistët nuk kursyen batutat, kur u shprehën se “gjetën një vend të lagësht, por njerëz shumë mikpritës”.