Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERothe: Shqipëria, “Vendi i Nderit” në ITB Berlin 2024-2025

Rothe: Shqipëria, “Vendi i Nderit” në ITB Berlin 2024-2025

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti në një takim pune, CEO-n e panairit më të madh në botë të turizmit – ITB Berlin – Deborah Rothe, për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Kumbaro u shpreh se, në takimin me Rothe u diskutua marrëveshja për ta bërë Shqipërinë “Vendi i Nderit” në ITB Berlin 2024-2025. Kjo, nënvizoi Kumbaro, “përkthehet në një kantier të madh pune për të qenë epiqendra e pikëtakimit më të rëndësishëm global të turoperatorëve dhe industrisë së turizmit”. “Përfaqësimi i këtij viti në ITB Berlin me axhendën e nivelit të lartë dhe imazhin e ri të Shqipërisë turistike, ishte reklama më e mirë në tregun gjerman e atë global, që duam ta shtyjmë përpara për t’i dhënë turizmit më shumë zhvillim e më shumë sezone të suksesshme”, theksoi Kumbaro. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments