Municionet thërrmuese të premtuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbërritur në Kiev, njoftoi sot gjenerali i brigadës, Oleksandr Tarnavskyi. “Municionet thërrmuese sapo kanë mbërritur, nuk i kemi përdorur ende, por ato mund të ndryshojnë rrënjësisht fushën e betejës”, tha Tarnavskyi për CNN. “Armiku gjithashtu e kupton se me marrjen e këtij municioni do të kemi përparësi”, tha ai. Armët shpërthejnë në ajër mbi objektiv dhe shpërndajnë shumë pajisje të vogla shpërthyese. Disa prej tyre nuk shpërthejnë, por mbeten në tokë si mjete të pashpërthyera, duke rrezikuar këdo që mund t’i hasë më vonë. SHBA-ja njoftoi dërgimin e municioneve thërrmuese në Ukrainë javën e kaluar, pavarësisht rrezikut të lartë ndaj civilëve. Tarnavskyi, i cili është komandant i Operacionit të Forcave të Përbashkëta Tavria, tha se armët nuk do të përdoren në vende të populluara, edhe nëse ato zona janë të pushtuara nga trupat ruse. Që nga pushtimi në shkallë të plotë i Moskës në shkurt 2022, Rusia është akuzuar shpesh nga grupet e të drejtave dhe Kombet e Bashkuara për përdorimin e municioneve thërrmuese në Ukrainë që kanë rezultuar në vdekjen e civilëve. atsh
Municionet thërrmuese mbërrijnë në Kiev
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on