Albumi përmban 14 këngë dhe sjell bashkëpunime me emra të njohur të muzikës, përfshirë Paul McCartney, Robert Smith të grupit “The Cure” dhe Chad Smith të “Red Hot Chili Peppers”, si dhe artistë të tjerë. Jagger shpjegoi se shumë prej këtyre bashkëpunimeve lindën krejt rastësisht gjatë regjistrimeve në studio.

“Njerëzit vijnë të të vizitojnë në studio dhe të thonë; ‘A mund të vij vetëm të dëgjoj?’. Robert Smith erdhi vetëm për të dëgjuar, por unë i thashë; ‘Robert, nuk mund të rrish vetëm duke dëgjuar, duhet edhe të këndosh’. Kështu ai këndoi dhe luajti edhe kitarë,” tregoi Jagger.

Publikimi i albumit u festua me një shfaqje spektakolare dronësh mbi lumin Tamiz, ku qielli u ndriçua me figura të ndryshme, përfshirë edhe logon ikonike të grupit, buzët me gjuhën e nxjerrë, simbol që identifikon “Rolling Stones” në mbarë botën.

Ky aktivitet pason një tjetër ceremoni promovuese të zhvilluar në Nju Jork në muajin maj, ku morën pjesë Mick Jagger, Ronnie Wood dhe kitaristi Keith Richards.

“Albumi ka qenë gati prej disa kohësh, ndaj jemi shumë të emocionuar që më në fund do të publikohet këtë të premte”, përfundoi Jagger