Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Rob: një biografi për dy kohë”

“Rob: një biografi për dy kohë”

Në Muzeun Historik Kombëtar u zhvillua promovimi i librit “Rob: një biografi për dy kohë”, të autorit Beqir Sina. Libri autobiografik përshkruan kohën që autori ka jetuar midis Shqipërisë dhe Amerikës, sikurse dhe vuajtjet përgjatë regjimit komunist. Autori i parathënies së librit, është gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi. Ai kujtoi me emocion ngjarje të ndryshme që përcillen në libër, si dhe episode të ndryshme me autorin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ikonomi gjithashtu vlerësoi edhe veprimtarinë e gjerë të Beqir Sinës në Amerikë, miqësinë dhe bashkëpunimin e tij me personalitete të politikës amerikane. Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, e cilësoi këtë libër si një kaleidoskop të kohës, duke theksuar se në të nuk gjejmë vetëm biografinë apo jetëshkrimin e autorit, por edhe një udhëtim që na përket të gjithëve. Po ashtu, ai u ndal edhe në kontributin e autorit si një veprimtar i “Vatrës” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Dielli”, por mbi të gjitha edhe për mbështetjen që u jep bashkëkombësve të tij. Studiuesi Albert Rakipi e cilësoi librin në fjalë si një nga më të mirët sa i përket përshkrimit të së kaluarës komuniste dhe e quajti atë si një homazh për të gjithë ata që u persekutuan gjatë diktaturës. Vetë autori i librit, Beqir Sina, u shpreh se e ka shkruar librin me seriozitetin e një njeriu dhe gazetari që vuajti në komunizëm dhe që e gjeti në Amerikë lirinë që kishte ëndërruar.http://ata.gov.al/2022/09/09/promovohet-libri-rob-nje-biografi-per-dy-kohe/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments