Saturday, March 22, 2025
HomeMJEDISRivendosja e ekosistemeve malore

Rivendosja e ekosistemeve malore

Sipas statistikave të bëra publike sot nga OKB-ja, malet janë shtëpia e 15% të popullsisë së botës dhe strehojnë rreth gjysmën e pikave të nxehta të biodiversitetit në botë. Ato sigurojnë ujë të ëmbël për jetën e përditshme për gjysmën e njerëzimit, duke ndihmuar në ruajtjen e agrokulturës dhe furnizimin me energji të pastër dhe ilaçe. Për fat të keq, malet janë nën kërcënimin e ndryshimeve klimatike, mbishfrytëzimit dhe kontaminimit, duke rritur rrezikun për njerëzit dhe planetin. Ndërsa klima globale vazhdon të ngrohet, akullnajat malore shkrihen duke ndikuar në furnizimin me ujë të ëmbël në rrjedhën e poshtme, dhe banorët e maleve, nga më të varfërit në botë, përballen me beteja edhe më të mëdha për të mbijetuar. Shpatet e pjerrëta nënkuptojnë se shfarosja e pyjeve për bujqësi, vendbanime ose infrastrukturë mund të shkaktojë erozionin e tokës si dhe humbjen e habitatit. Erozioni dhe ndotja dëmtojnë cilësinë e ujit e rrjedhimisht dhe produktivitetin e tokës. Mbi 311 milionë banorë të maleve, në vendet në zhvillim, jetojnë në zona të ekspozuara ndaj degradimit progresiv të tokës, 178 milionë prej të cilëve konsiderohen të pambrojtur ndaj pasigurisë ushqimore. OKB tërheq vëmendjen se ky problem na prek të gjithëve, prandaj duhet të zvogëlojmë gjurmën tonë të karbonit dhe të kujdesemi për këto thesare natyrore. Dita Ndërkombëtare e Maleve 2023, nën titullin “Rivendosja e ekosistemeve malore” është një shans për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ekosistemeve malore dhe thirrje për zgjidhje të bazuara në natyrë, praktikat më të mira dhe investime që ndërtojnë elasticitetin, zvogëlojnë cënueshmërinë dhe rrisin aftësinë e maleve që të përshtaten me kërcënimet e përditshme dhe ngjarjet ekstreme klimatike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ