Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca njoftoi mbrëmjen e sotme se punonjësit janë në terren për menaxhimin e rreziqeve të mundshme nga prurjet e reshjeve që vijojnë në vend. Ekipet e Ujitje Kullimit në administrim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po vijojnë punën në të gjitha qarqet për evidentimin dhe riparimin e infrastrukturës së dëmtuar nga moti me shira të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit. Ekipet në terren po sigurojnë pastrimin e kanaleve kulluese dhe kontrollin e argjinaturave për marrjen sa më shpejt të masave aty ku është e nevojshme për të mbrojtur tokën e punuar dhe prodhimin e fermerëve. Reshje me intensitet mesatar kanë vijuar gjatë ditës së sotme në disa qarqe të vendit, ndërsa bashkitë kanë nxjerrë ekipet në terren për të parandaluar përmbytjet apo problematika të tjera, sikundër ARRSH ndodhet në monitorim të akseve rrugore.https://ata.gov.al/2022/09/27/riparim-i-infrastruktures-se-demtuar-nga-reshjet/
Riparim i infrastrukturës së dëmtuar nga reshjet
RELATED ARTICLES