Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi sot në Kuvend, dy projekte madhore për mjedisin në kuadër të programit IPA III mbështetur nga Komisioni Europian, me qëllim përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe rritjes së zonave të mbrojtura në Shqipëri. Projekti i parë lidhet me menaxhimin e integruar të mbetjeve, në vazhdim të promovimit të modeleve të riciklimit si e vetmja mënyrë për uljen e volumit të mbetjeve, një prioritet i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Vlera e tij shkon në 35 milionë euro dhe do të zbatohet duke ndërtuar edhe pikat fundore të trajtimit të mbetjeve në Kukës, Gjirokastër dhe rajonin e Vlorës Jugore. “Programi do të zbatojë modele për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta bashkiake dhe mbylljen e landfilleve që nuk janë në përputhje me rregullat mjedisore. Në këtë projekt përfshijmë riciklimin dhe ripërdorimin për Kukësin dhe Gjirokastrën e Vlorën. Këto modele do të bazohen në studimin e fizibilitetit për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta të zhvilluar për të dyja zonat”, u shpreh ministrja Kumbaro. Ministrja shtoi se këto projekte shkojnë paralelisht me ndryshimin e mentalitetit të qytetarëve në lidhje me mbetjet, ndaj është e domosdoshme që të aplikohet kultura e riciklimit, ripërdorimit dhe kompostimit. Nga ana tjetër, Kumbaro vlerësoi si shumë të rëndësishme edhe marrëveshjen e dytë në kuadër të “EU for Nature”, dedikuar zonave të mbrojtura. “Marrëveshja parashikon 6 milionë euro dhe përqendrohet në hartimin e planeve të menaxhimit të gjashtë zonave, si edhe në krijimin e zonave të reja të mbrojtura. Kjo është pjesë e përgatitjes për rrjetin ‘Natura 2000’. Objektivi minimal i programit është të mbrojë dhe të ruajë 25 për qind të territorit shqiptar në tokë dhe në det, deri në vitin 2030, kurse ai maksimal, të arrijë në 30% të territorit të Zonave të Mbrojtura”, u shpreh ministrja Kumbaro, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në mbrojtjen e habitateve dhe specieve të rëndësishme.https://ata.gov.al/2022/09/15/kumbaro-riciklimi-domosdoshmeri-per-te-ulur-volumin-e-mbetjeve/
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on