Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTRezultatet e kërkimeve në Forumin Rrethor të Durrësit

Rezultatet e kërkimeve në Forumin Rrethor të Durrësit

Sezoni i kërkimeve arkeologjike të vitit 2022, si pjesë e projektit “Dyrrachium në Antikitetin e Vonë”, kishte në fokus vazhdimin e gërmimeve në sektorin 6/Forumi Rrethor, me synim plotësimin dhe saktësimin e të dhënave të deritanishme rreth fazave të ndryshme ndërtimore që lidhen me këtë monument. Projekti DAV i Institutit të Arkeologjisë/Akademia e Studimeve Albanologjike, drejtohet nga prof. assoc. dr. Brikena Shkodra me mbështetjen e studiuesve nga ky institucion, si edhe përfshirjen e profesionistëve të jashtëm arkitektë e studentë nga departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Prishtinës. Gjurmët e zbuluara strukturore të një kompleksi ndërtimor, i cili paraprin ndërtimin e Forumit Rrethor, janë dëshmi e një faze të rëndësishme rindërtimi të strukturave ekzistuese rezidenciale romake, gjatë shekulli IV-V, duke e bërë më kompleks nivelin e deritanishëm të njohurive mbi përshtatjet urbane të kësaj periudhe. Pjesë e këtij informacioni të ri ishte edhe zbulimi i gjurmëve të një aktiviteti artizanal, furrë për prodhimin e enëve prej qelqi, i lidhur me njërin nga funksionet e këtij kompleksi ndërtimor të periudhës romake të vonë. Sekuenca pasuese stratigrafike, e lidhur me projektin e ndërtimit të Forumit Rrethor, prodhoi të dhëna të reja për saktësimin e njohurive dhe plotësimin e dokumentacionit për fazat e lidhura me ndërtimin dhe transformimin e monumentit. Konfirmohet më tej se ky monument përfaqëson një fazë të rëndësishme transformimi të planit urban të qytetit të shekulli VI, tashmë orientuar nga verilindja, si edhe monumentalizimin e tij, nga një hapësirë me funksione domestiko/artizanale në qendrën publike të qytetit antik të vonë.https://ata.gov.al/2022/09/26/rezultatet-e-kerkimeve-ne-forumin-rrethor-te-durresit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments