Ujësjellësi historik i Vranishtit po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese me qëllim ruajtjen e vlerave historike dhe arkitekturore të kësaj vepre.
Punimet kanë përfshirë pastrimin dhe konsolidimin e muraturës historike, restaurimin e elementëve të dëmtuar, fugatimin me materiale tradicionale, hidroizolimin e kanalit, rehabilitimin e harqeve dhe parapeteve, si dhe ndërhyrje të tjera për garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të monumentit.
Çdo fazë e restaurimit është realizuar nën mbikëqyrje teknike dhe në përputhje me standardet e restaurimit të trashëgimisë kulturore, duke synuar ruajtjen e autenticitetit dhe vlerave historike të kësaj vepre të rrallë inxhinierike





