Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat njoftoi se në laboratorin e restaurimit të veprave të artit ka filluar puna për restaurimin e dy ikonave: ikona “Shën Mëria mbi fron” me autor Gjergj Johan Çetiri me prejardhje nga Kisha e Shën Thanasit, Karavasta, Lushnjë dhe ikona “Shën Mëria mbi fron” me autor Kostandin Zografi me prejardhje nga fshati Vanai i Fierit. Ndërhyrjet konservuese dhe restaurimi, do të bëjnë të mundur nxjerrjen në dritë të këtyre veprave të artit nga faza e degradimit, duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësi të një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore. Këto ikona janë pjesë e fondit të DRTK-Berat. Më herët, Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat, ka njoftuar për përfundimin e restaurimit të ikonës “Fjetja e Shën Marisë”, një vepër me autor anonim, me prejardhje nga kisha e Profet Ilias dhe e dimensioneve të mëdha. Kjo ikonë i ofrohet tashmë e restauruar publikut të Muzeut të Ikonografisë Onufri duke pasuruar koleksionin e tij. ATA
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on