Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, ka filluar punimet e mirëmbajtjes, restaurimit, konsolidimit në objektin monument kulture i Kategorisë I, “Puset e vjetra”, të cilat ndodhen në fshatin Dhrovjan të bashkisë Finiq. “Puset e vjetra” janë pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë për vitin 2023. Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, zbatimi i punimeve të mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit konsiston kryesisht në ndërhyrjen restauruese në: pastrim i monumentit, restaurim i disa seksioneve murale të puseve, restaurim i kalldrëmit në faqen ballore të puseve si dhe konsolidim i strukturës së puseve nëpërmjet fugatimit e plotësimit në zonat e degraduara, etj. Dhrovjani është një prej fshatrave më të bukur malorë të kësaj krahine, i banuar që prej shekullit V para Krishtit, kur qendra e banuar quhej Dryovis. 40 puset e Dhrovjanit u shpallën Monumente Kulture që në vitin 1979. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on