Sunday, May 12, 2024
HomeMJEDISRestaurim 4 kishave shekullore në Voskopojë e Vithkuq

Restaurim 4 kishave shekullore në Voskopojë e Vithkuq

4 kisha shekullore në Voskopojë e Vithkuq do të kthehen shumë shpejt në destinacione për t’u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj. Këto objekte i janë nënshtruar një restaurimi të plotë, pasi si pasojë e kohës së gjatë të ndërtimit dhe faktorëve atmosferikë ishin dëmtuar dhe kërkonin ndërhyrje restauruese.

Krahas ndërhyrjeve në strukturë një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe restaurimit të pikturave murale, të cilat kanë pësuar dëmtime. Voskopoja dhe Vithkuqi janë ndër fshatrat më të bukur turistikë në Korçë, me një pasuri të rrallë kulturore, të cilën e dëshmojnë edhe kishat, monumente të veçanta me vlera arkitektonike dhe artistike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments