Në Alpet e Evropës është shkrirë një sasi më e madhe akulli krahasuar me vitet e mëparshme, tha sot agjencia e monitorimit të klimës së BE-së. “Akullnajat humbën më shumë se pesë kilometra kub akull”, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike “Copernicus”. “Nëse kjo masë akulli do të shtypej në një kub, skajet do të ishin rreth pesë herë e gjysmë më shumë se lartësia e Kullës Eiffel”, tha agjencia. Rekordi i vetëm i shkrirjes së akullnajave u regjistrua në vitin 2022, evropa gjithashtu përjetoi verën më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë. Sipas “Copernicus”, temperaturat në Evropë po rriten rreth dyfishin e mesatares globale. Thatësira e përhapur në verë, preku më shumë se një të tretën e Evropës, duke ndikuar në bujqësi, transport dhe furnizimin me energji të kontinentit. Në Evropën Jugore, pati gjithashtu një rritje të konsiderueshme të numrit të ditëve me nxehtësi ekstreme, që do të thotë se temperaturat e larta përbënin rrezik për shëndetin. Përveç kësaj, rrezatimi diellor në Evropë ishte më intensiv krahasuar me 40 vitet e fundit. Të dhënat e “Copernicus” datojnë në vitin 1979. Shërbimi i ndryshimeve klimatike përdor gjithashtu të dhëna nga stacionet tokësore, balonat, avionët dhe satelitët që nga viti 1950. Të dhënat mujore për temperaturat, mbulesën e akullit të detit dhe aspekte të tjera publikohen me ndihmën e analizave kompjuterike.
Rekord i shkrirjes së akullnajave në Evropë
RELATED ARTICLES