Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRegjistrimi i personit fizik përmes e-Albania, me vulë elektronike

Regjistrimi i personit fizik përmes e-Albania, me vulë elektronike

Qendra Kombëtare e Biznesit është duke përmirësuar një sërë shërbimesh për të lehtësuar procesin e të bërit biznes. Çdo qytetar mund të plotësojë formularin elektronik për regjistrimin fillestar të një biznesi, përmes një procedure të thjeshtë. Regjistrimi i personit fizik tashmë do të përcillet te subjektet me vulë elektronike dhe shërbimi mund të merret përmes e-Albania. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se përmirësimi mundëson brenda kuadrit ligjor plotësimin e të gjitha mangësive apo ndreqjen e gabimeve dhe për kryerjen e aplikimit është e nevojshme pajisja paraprake me nënshkrim elektronik. Shqipëria renditet mes vendeve me shërbimet digjitale publike më cilësore në botë. Raporti i Kombeve të Bashkuara raporton se vendi ynë është mes 8 vendeve me zhvillimin digjital më të avacuar në Evropë dhe e 19-a në Botë. Busulla e zhvillimit digjital vlerëson Shqipërinë me të njëjtat standarde si të vendeve skandinave. Digjitalizimi po transformon ekonominë! Sot e-Albania ka 1227 shërbime publike elektronike, 756 prej të cilave mundësohen edhe për biznesin. 83 institucione publike ofrojnë shërbimet e tyre përmes pikës së vetme të kontaktit e-Albania, falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit ku ndërthuren në kohë reale 58 sisteme elektronike. Janë mbi 2.8 milionë përdorues të regjistruar, nga ku 220 mijë janë biznese vendase dhe të huaja. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments