Megjithatë, në krahasim me janarin e vitit 2025, treguesi mbetet në ulje nga 4,12% që ishte vitin e kaluar, këtë vit është 3,85%, duke reflektuar një përmirësim të qëndrueshëm me bazë vjetore.
Vlera totale e kredive me probleme në fund të muajit u vlerësua në 36,2 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 4,3% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë në fund të vitit 2025, portofoli i kredisë arriti në 943,5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 12,9% krahasuar me një vit më parë, më e lartë se rritja prej 12,3% e vitit 2024.





