Japonia ka dhënë dritën jeshile për përdorimin e qelizave staminale për të parandaluar sëmundjen e Parkinsonit. Është trajtimi i parë i këtij lloji në botë, shkruan salute.eu.
Kompania farmaceutike japoneze Sumitomo Pharma mori miratimin për implementimin e kësaj terapie. Trajtimi është i indikuar për përmirësimin e simptomave motorike tek pacientët që kanë pasur një përgjigje joadekuate ndaj terapive ekzistuese me ilaçe.
“Ky rezultat është fryt i një studimi që përfaqëson një moment vendimtar në luftën kundër sëmundjes së Parkinsonit”, shpjegon Paolo Maria Rossini, drejtor i Departamentit të Neuroshkencës dhe Neurorehabilitimit në IRCCS San Raffaele në Romë.
“Po flasim për një sëmundje për të cilën aktualisht kemi ilaçe të shkëlqyera për të kontrolluar simptomat, por asnjëra prej të cilave nuk është e aftë të ndalojë përparimin e saj të ngadaltë dhe të paepur. Prandaj, ofron shpresë të mëtejshme për një kurë të vërtetë, teorikisht të aftë për të zhdukur, ose pothuajse zhdukur këtë sëmundje neurodegjenerative’’, shkruan ai.





