Masat ajrore me origjinë Polare që kanë zbritur deri poshtë në rajonin e Ballkanit kanë bërë që Kosova të përfshihet nga temperatura shumë të ulta, duke bërë që i gjithë territori të rregjistrojë vlera negative në orët e para të mëngjesit. Gjithashtu parashikohet që përgjatë të shtunës pothuajse i gjithë territori i Kosovës të jetë nën dominimin e reshjeve të dëborës, KU reshjet më të dukshme pritet të jenë në përgjatë kufirit me Shqipërinë. POR presim dobësim të reshjeve në orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2 gradë C deri në 9 gradë C. Era paraqitet shumë problematike gjatë gjithë ditës së shtunë, duke arritur shpejtësi maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.
Një front i ftohtë atmosferik do të sjellë në republikën e MV kushte të paqëndrueshme amtosferike, reshje shiu e dëbore si edhe rënie të menjëherëshme të temperaturave. Për pasojë; vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante, më të dukshme reshjet paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore. Në zonat e thella malore do të kete edhe reshje dëbore. Kjo situate atmosferike do te jetë deri vone pasdite kur pritet rënie e intensitetit të reshjve. Po ashtu; problematike do të jetë parapetri i erës KU herë pas here do të kaloje shpejtësinë 60 km/h. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 10°C. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare në Veri- Veriperëndim të kontientit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, gadishullin Skandinav si edhe pjesërisht Europën Qëndrore duke sjellë vranesira dhe reshje të dendura shiu e dëbore në shumë rajonë të Europës. PO ashtu, reshje shiu e dëbore pritne në gadishullin e Ballknait si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë polare NDERSA nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta PARAQITEN; gadishulli Iberik, pjesërisht Italia si edhe brigjet e detit Egje.