Sunday, May 19, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,26 Prill 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,26 Prill 2024

Republika e Kosovës do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në kufitare me Shqipërinë duke rrezikuar reshje të pakta dhe afat-shkurtra. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 16°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet disi gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta; do të mbizotërojnë në të gjithë  republikën e MV; KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten  përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit NDERSA me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe veriperëndim duke gjeneruar reshje të pakta shiu. E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e regjistruar në qytetin e Gostivarit deri në 18°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në Alpet Europiane; do të kushtëzojnë, motin në këto rajone KU gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të kenë reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu; me reshje shiu do të paraqitet Europa Qëndrore dhe pjesërisht Ballkani KU herë pas- here do të jenë rrebeshe NDERSA ishujt Britanikë, Gadishullli Iberik si edhe brigjet e Egjeut do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments