Monday, May 20, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,10 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,10 Maj 2024

Republika e Kosovës do të PARAQITET nën ndikimin e kushteve të  qëndrueshme atmosferike gjastë paradites; duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante; Parashikohet që pas-mesditës dhe në vijim vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën më të madhe të Kosovës KU në zonat kufitare me Shqipërinë priten rrebeshe të izoluara shiu dhe breshër në disa zona; Kjo situatë atmosferike do të vijojë deri në orët e vona të natës kur pritet përmirësim i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale POR do të ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë C vlera më e ulët deri në 21 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era; do të paraqitet e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 55  km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Moti i paqëndrueshëm do të MBIZOTEROJE; në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira KU më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore duke rrezikuar rrebeshe  afat-shkurtra shiu. Herë pas here priten edhe intervale me kthjellime. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët e lokalë; kjo situatë e motit të na shoqërojë deri mëngjesin e së shtunës. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale dhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C minimalja deri në 22°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare; duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi permanent Verior – Verilindor.

Kalimi i një sistemi frontal nga gadishulli Apenin deri në Jugl8indje të Europës do të sjellë në keto rajone; rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi; nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në zona të izoluara. Po ashtu, Vendet e Europës Lindore do të paraqiten me vranësira dhe shira intensivë duke sjellë mjaft probleme NDERSA moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të mbizotërojnë në; gadishullin Iberik, gadishullin Skandinav, Britaninë e madhe si edhe Europën Qëndrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments