Sunday, May 19, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,8 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,8 Maj 2024

Republika e Kosovës do të PARAQITET nën ndikimin e kushteve të  paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që; vranësirat të jenë dominante KU herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu; Parashikohet që herë pas here të ketë intervale me kthjellime në pjesën më të madhe të Kosovës, përjashtuar zonat Lindore të cilat mbetetn të rrezikuara nga reshje të pakta dhe të izolura shiu. Temperaturat e ajrit do të RRITEN në vlerat minimale POR ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 8 gradë C vlera më e ulët deri në 24 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era; do të paraqitet e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35  km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Alternime kthjelliemsh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV. Duke filluar që në orët e mesditës dhe në vijim; pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje të pakta shiu në të gjithë republikën e MV herë pas here priten edhe rrebeshe të izzoluara; kryesisht në zonat jugore dhe juglindore të MV. Parashikohet që kjo situatë e motit të na shoqërojë edhe gjatë natës: Temperaturat e ajrit do të RRITEN në vlerat minimale POR ulen makismumet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja deri në 25°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Ndërokohë;  Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare; duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Jug të Europës; me ndikim në të gjithë rajonin e Mesdheut do të sjellë; vranësira dhe reshje shiu në gadishullin Apenin, gadishullin e Ballkanit si edhe pjesërisht Eropën Qëndrore; herë pas-here priten edhe rrebeshe. Ndërkohë; Europa Lindore do të karakterizohet nga reshje shiu e dëbore si pasojë e temperaturave të ulëta NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të PARAQITEN ishujt Britanikë, gadishulli Skandinav si edhe gadishulli Iberik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments