Saturday, July 20, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,9 Korrik 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,9 Korrik 2024

Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta POR pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; duke krijuar mundësi për reshje të izloluara shiu. Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të riten lehtë në mengjes POR mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 35°C.  Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Republika e MV përgjatë paradites do të PARAQITET me intervale të gjata kthjellimesh dhe tempertuarave të larta; Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare  në pjesën më të madhe të MV; por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mengjes POR mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Vijon moti i paqëndrueshëm të jetë dominues në Britanin e Madhe dhe Europën Veriore duke sjellë reshje shiu, KU herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve. Poashtu me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe afatshkurtra pritet të jenë pjesërisht dhe brigjet e detit të Zi.

Ndërsa pjesa tjetër e Europës Jugore paraqitet me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave. Gjithashtun nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë Europa Qëndrore dhe Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments