Pjesa e parë e ditës; në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave te shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime; herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim në pjesën më të madhe të Kosovës duke gjeneruar rrebeshe shiu; KU më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mengjes POR më e ndjeshme në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor.
Gjatë paradites; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit; KU pritet herë pas here grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin KU më të dukshme do të jenë në zonat qëndrore dhe veriperëndimore të MV; Po ashtu; lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian MBETET nën ndikimin e motit të qëndrueshëm; KU konkretisht; me DIELL dhe temperatura të larta do të paraqiten; Europa Jugperëndimore, pjesërisht gadishulli Apenin si edhe Brigjet e Egjeut NDERSA kalimi i një sistemi frontal nga Qëndra e kontinentit drejt gadishullit të Ballkanit do të sjellë në këto rajonë; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu; ishujt Britanikë do të PARAQITEN me shira KU herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.