Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel,28 Prill 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel,28 Prill 2024

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë POR pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit DHE të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 20°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Gjakovë. Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Republika e MV MBETET në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta  GJATE orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës  do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të PARAQITEN në zonat Jugperëndimore POR nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që vlera minimale të regjistrohet 6° C në qytetin e Tetovës POR mesdita sjell rritje të ndjeshme të tyre duke regjistruar vlerën makismale deri në 22°C në qytetin e Shkupit dhe Manastirit. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që kanë përfshirë brigjet  Veri-Verilindje të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Europën Lindore si edhe pjesërisht Europën Qëndrore; duke sjellë reshje shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu; shirat intensivë si edhe stuhitë e forta të erës kanë përfshirë ishujt Britanikë duke sjellë mjaft probleme NDERSA gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi; do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments